Ky është 51-vjeçari që vdiq tragjikisht në vendin e punës

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Prizren.

Rreth orë 12:00 nje punëtor ka rënë aksidentalisht nga objekti, ku fatkeqësisht ka vdekur.

Mësohet se bëhet fjalë për Fadil Bytyqin nga fshati Shkozë, shkruan “Veriu.info”.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë edhe nga faqja e fshatit Shkozë, ku dhanë edhe detaje për varrimin e të ndjerit.

Njoftimi i plotë

Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi!
Njoftojmë miqtë dhe të afërmit se tragjikisht ka ndërruar jetë Fadil Hajdin (Hima) Bytyçi nga fshati Shkozë, me banim në Arbanë në Prizren.
Varrimi bëhet nesër (e shtunë) datë 08 10 2022, në ora 15:40(me ikindi) në varrezat e Arbanës

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë “namin” në shtëpinë e ferizajasit, vjedhin dy Rolex, stoli e para