Ky është 51-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Lipjan, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Lipjan, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, teksa tashmë janë zbuluar disa detaje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Sreten Milkic, rreth 51-vjeçar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

I ndjeri jetonte vetëm me nënën e tij dhe sipas informacioneve të para, nuk ka pasur ndonjë sëmundje nga e cila ka vuajtur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajmi u konfirmua për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij, nga fqinja e tij ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit  e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

Lexo edhe:  9-vjeçarja do varroset nga familja e të atit, asnjë gjurmë nga nëna dhe 2 fëmijët