Ky është 46-vjeçari që u kap me kokainë e heroinë në Gjilan, dyshohet për shitblerje të drogës
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave të dyshuara narkotike e armë ilegale.
I dyshuari me urdhër të prokurorit, tashmë është dërguar në mbajtje.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Avni Brestovci, 46-vjeçar.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se kanë kryer bastisje në shtëpinë e Brestovcit ku kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, heroinë, armë ilegale, fishekë, e gjësende tjera të kundërligjshme.
“Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
Substancë narkotike e dyshuar për kokainë – 244.8 gram,
Substancë narkotike e dyshuar për heroinë – 47.26 gram,
Dy (02) Revole Zoraki, dy karikatorë, 13 fishekë 7.65 dhe një fotrollë e armës,
Një (01)Pushkë ajrore – shurdhues artizanal,
Një (01) sëpate e vogël,
Gjashtë (06) thika,
Një (01) Elektroshok,
Një (01) Pako e cigareve me hapa,
9. Dy (02) peshore,
Katër (04)telefona celular,
Dy (02) folie të cilat shërbejnë për mbështjellje dhe tymosje,
Një (01) fishek të kalibrit 8.57,
Një dozë kokainë e gatshme për shitje,
Pluhur i bardhë i dyshuar (sode bikarbonat),
Shiringë,
Tableta,
Enë për tymosje te narkotikut,
Fishekë me gas,
Qese për paketim dhe kuti e zbrazët për ruajtje të narkotikëve”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.