Ky është 44-vjeçari që gjeti vdekjen në pyllin e Stançiqit në Gjilan, traktori u rrokullis disa herë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku në pyllin e fshatit Stançiq, një 44-vjeçar gjeti vdekjen pasi u rrokullis me traktor dhe nuk arriti të mbijetojë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ferid Idrizin, vdekja e të cilit u konfirmua nga ekipi i mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, kur viktima kishte dalë për të prerë dru në pyll bashkë me një mik dhe teksa ishte në traktor, për një moment përfundoi jashtë rrugës.

Sinjali mëson se ai është rrokullisur disa herë, duke pësuar lëndime të rënda trupore, të cilave nuk mundi t’u bëjë ballë dhe vdiq.

Në vendin e ngjarjes pas raportimit të rastit kanë dalë njësitë përkatëse, ku pas ekzaminimeve të nevojshme, trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

Lexo edhe:  Edhe NATO reagon për operacionin e djeshëm në Veri: Jemi të zhgënjyer, pati zotime të përsëritura për koordinim