Ky është 44-vjeçari që dyshohet qe theri me thikë vellain e tij në Mitrovicë të Veriut
U raportua sot për një rast që ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ku një person është therur me thikë, për motive akoma të panjohura. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri për tretman mjekësor.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari është Erduan Jahiroviç, 44-vjeçar.
Sipas informacioneve preliminare, dyshohet se 44-vjeçari ka therur me thikë vëllain e tij.
Sipas Policisë, njësitë relevante policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.
“Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therrë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.”