Gazetari kosovar po raportonte “live” nga Brukseli, një i panjohur i sulet dhe i bërtet në fytyrë

Një numër i madh i gazetarëve kosovarë kanë qëndruar sot në Bruksel. Të njëjtit vazhdimisht kanë raportuar në lidhje me zhvillimet e takimeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Por derisa dy prej gazetarëve, Kushtrim Sadiku dhe Arben Ahmeti po raportonin direkt nga Brukseli një qytetar iu është afruar me agresivitetin, duke bërtitur në drejtim të të dyve.

Madje duke shkuar edhe më larg, qytetari në fjalë bën edhe kontakt fizik me gazetarin Kushtrim Sadiku, transmeton lajmi.net.

Nuk dihen arsyet që kanë quar deri tek ky reagim i qytetarit ndaj gazetarëve të Kosovës, por pamjet e publikuara tashmë tregojnë qartë momentin kur edhe ndodhi ngjarja.

FullSizeRender

 

Lexo edhe:  Pas 20 vitesh martesë, burri në Prishtinë e akuzon gruan për tradhti, ajo e denoncon në Polici për dhunë sistematike