Ky është 32 vjeçari i arrestuar për armëmbajtje pa leje në Llapushnik të Drenasit

Një rast i armëmbajtjes pa leje është zbuluar edhe sot në Llapushnik të Drenasit, ku është identifikuar një person i dyshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuar për rastin është: Egzon Gashi, rreth 32 vjeçar.

Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi Policia e ka ndalë veturën e tij, dhe gjatë kontrollit i ka gjetur një armë zjarri me 15 fishekë dhe një thikë të gjatë.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e hetimit.

Lexo edhe:  Lirohen nga akuza katër të akuzuarit për shpëlarje parash