Ky është 30-vjeçari që dyshohet se ia vodhi gjeneratorin fqinjit të tij, e shiti për 40€

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri.

Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundi në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se vodhi gjeneratorin në garazhin e fqinjit të tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Emran Iseni, 30-vjeçar, i cili është arrestuar dje.

Iseni dyshohet se ka hyrë brenda garazhit të fqinjit të tij dhe ka vjedhur gjeneratorin në vlerë të rreth 250 eurove. Më pas të njëjtin e ka shitur për 40 euro te një person i tretë.

Gjatë intervistimit, ai ka pranuar para hetuesve policorë se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, Iseni është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

(Foto ilustruese)

Lexo edhe:  Mbi 500 qytetarë serbë të veriut pajisen me pasaportë të Kosovës