Ky është 30 vjeçari nga Ferizaj që dyshohet se kreu vetëvrasje

Dardan Osmani është 30-vjeçar i cili u gjetë sot pa shenja jete në fshatin Saraishtë të komunës së Ferizajt.

Sipas policisë në Ferizaj, dyshohet se ai ka bë vetëvrasje.

“Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fsh. Saraishtë të Ferizajt është një rast i vetëvrasjes”.

“Hetuesit dhe krim tekniket Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim dhe trupi i pajetë me inicialet D.O (M/K) i moshës 30 vjeçar është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Veseli.

Një 30-vjeçar gjendet pa shenja jete në Ferizaj, dyshohet për vetëvrasje
Për vdekjen e Dardan Osmani ka shkruar edhe vëllai i tij Elbasani përmes një shkrimi në Facebook.

Ai tha se “Sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë vëllau ynë i vogël Dardani”.

Lexo edhe:  Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një të dyshuar për vjedhje