Ky është 28 vjeçari që u kap më drogë në Prizren, i konfiskohet edhe një thikë

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Për një rast të tillë është arrestuar dje edhe një person në Prizren. Ai është kapur pasi gjatë një kontrolli rutinor, në makinë i janë gjetur në veturë 0.25 gramë kokainë.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari për këtë rast është Florian Telaku, 28 vjeçar.

Pas ndalimit të tij, Policia e ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar 10.42 gramë kokainë, një thikë, një peshore digjitale dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Helikopteri ‘zbarkon’ mbi Big Brother Vip nga Donaldi për Romeon: Hidhen karafila nga qielli