Ky është 27 vjeçari që shantazhonte të miturat në rrjetet sociale, arrestohet nga Policia

Report TV ka siguruar foton e 27 vjeçarit Benard Çullhaj i cili është arrestuar nga policia për shantazh ndaj të miturave të cilat i kërcënonte në rrjetet sociale nëse nuk i dërgonin foto intime.

Benard Çullhaj deklaron para hetuesve të krimit kibernetik të Tiranës se “po bëja shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura, dhe jo vetëm, përmes rrjeteve sociale.

Atij i janë gjetur me dhjetëra komunikime në celularin që tashmë është në duar të hetuesve, ndërsa të njëjtën praktikë e ka kryer me shumë vajza të tjera, të cilave u ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe u ka hapur profile në emrin e tyre.

Burime pranë krimit kibernetik bëjnë me dije se janë administruar dhjetëra biseda me vajza të ndryshme, të cilave ai u ka shkruar fjalë nga më të ndyrat, nga kërcënimet tek sharjet, të cilat do të shërbejnë si provë në vijimësi të hetimeve për 27-vjeçarin.

Lexo edhe:  I mituri ther me thikë një person pas një zënke për para, viktima dërgohet në QKUK