Ky është 25 vjeçari që vdiq tragjikisht në aksidentin e mbrëmshëm
Djali që shihni në foto është Esmerald Nika, 25-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në afërsi të mbikalimit të Bulqizës.
I riu që drejtonte makinën “Volkswagen”, është përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga Ylli Rama. Ndërkohë, ky i fundit së bashku me pasagjerin D.S kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Kjo ka bërë që i riu Esmerald Nika të humbte kontrollin e automjetit dhe të përplasej me automjetin që drejtohej nga Ylli Rama.
Mbrëmjen e djeshme, Report Tv transmetoi pamje nga vendi i ngjarjes, ku mjeti me të cilin udhëtonte i riu që ndërroi jetë, ka mbetur pothuajse krejtësisht i shkatërruar nga përplasja e fortë.