Ky është 25-vjeçari i dyshuar për sulmin seksual ndaj vajzës 9-vjeçare në Prishtinë

Gazeta Sinjali sot raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 9-vjeçare. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Shqipdon Namani, 25-vjeçar.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, e mitura ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve policorë, në prani të prindit të saj.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Lexo edhe:  Publikohen pamjet nga kamerat e sigurisë, si ndodhi plagosja me thikë mes shqiptarëve në Greqi