Ky është 24 vjeçari që humbi jetën pak orë para ndërrimit të viteve, pasi ra nga ura me veturë

Një aksident me fatalitet rrugor ka ndodhur mbrëmë në Bulqizë, ku humbi jetën 24-vjeçari Yllson Tasha.

Nata e ndërrimit të viteve që duhej të ishte gëzim për çdo familje u shndërrua në një tragjedi për familjen Tasha.

I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat punto’, kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ai ka rënë nga ura, nga një lartësi rreth 30 metra pasi humbi kontrollin e mjetit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.

Lexo edhe:  Detaje nga sulmi brutal ndaj imamit të xhamisë në Lupç/ 61-vjeçari u gjet pa vetëdije, njëri nga të dyshuarit u paraqit si dëshmitar i rasti