Ky është 22-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Abdurrahman Shala’, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Art Hasku, 22-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se të ndjerin e kanë gjetur të shtrirë në shtrat në shtëpinë e tij dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e abuzimit me lëndë narkotike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Arrestohet babai në Prishtinë, rrahu vajzën e tij të mitur