Ky është 17-vjeçari i arrestuar për plagosjen në Isniq të Deçanit

Një konflikt verbal eskaloi në tentim vrasje, të dielën në mbrëmje, në fshatin Isniq të Deçanit. Si pasojë e të shtënave me armë, një person mbeti i plagosur, ndërsa dy të dyshuar u arrestuan. Rasti është konfirmuar nga Policia, ndërsa tashmë janë zbuluar emrat e të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që përfundoi në mbajtje është O.H., i moshës së mitur, i cili ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24-orё.

Ndërsa i dyshuari që u lirua është vëllai i viktimës, i cili dyshohet se u përfshi në konflikt pas një mosmarrëveshje momentale mes tyre dhe të dyshuarit.

Viktima është një 23-vjeçar, i cili është dёrguar nё Spitalin Rajonal në Pejё për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Policia ka bërë të ditur po ashtu se ka sekuestruar një armë dhe një gëzhojë.

Me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Lexo edhe:  “E dërgoi te një parking, i ra shuplakë dhe kreu marrëdhënie me të”, detaje nga rasti 2 i dhunimit