Kuvendi sot mbanë seancë, ky është rendi i ditës

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës plenare me pikat e papërfunduara të seancës së parë të sesionit vjeshtor.

Sipas njoftimit nga Zyra për Media e Kuvendit, seanca pritet të fillojë në orën 11:00 dhe janë 14 pika të mbetura nga seancat plenare të 15 shtatorit dhe 4 gushtit.

Në fillim, është planifikuar një debat parlamentar për grevën e mësimdhënësve.

Rendi i Ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 15 shtator 2022:

8.Debat parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK),

9.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

14. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

15. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,

16. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 4 gusht 2022:

28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,

Lexo edhe:  Këta janë dy të dyshuarit për hedhjen e granatës në Tregun e Kafshëve në Prizren, njëri nga ta ende në arrati

36. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,

37. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

38. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,

39. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.