Kuvendi i Malit të Zi i quan institucionet e Kosovës “të përkohshme”

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku si temë diskutimi kanë pasur edhe Kosovën.

Në njoftimin zyrtar për këtë takim, të publikuar në ueb-faqen e parlamentit malazez, institucionet e Republikës së Kosovës janë cilësuar si “institucione të përkohshme”.

Kjo, edhe përkundër faktit se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur më 9 tetor 2008.

Në komunikatë është përfolur biseda mes dyshes në takim, pa asnjë citat, dhe Kosovës i është referuar me terminologjinë që e përdor shteti serb, i cili nuk pranon të njohë mëvetësinë e Kosovës.

“Ambasadori posaçërisht theksoi se qëllimi i vetëm që ka kreu i institucioneve të përkohshme në Kosovë, z. Albin Kurti, është t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë, jo vetëm në komunat në veri, por në të gjithë territorin”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë me të lënduar, ushtarët e FSK ndihmojnë të lënduarit