“Kush k**** je ti”, “A e din që ta çkyjë fytyrën” – polici e grushton shoferin poasa del nga vetura

Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Prishtinë, ku një shofer është grushtuar nga një zyrtar i Policisë së Kosovës pas një shkëmbimi fjalësh dhe kërcënimesh

Zyrtari i Njësisë së Reagimit të Shpejtë, Arianit Ferati, dyshohet se e ka goditur shoferin e një veture Audi pas një tensioni gjatë një kontrolli rutinor në lagjen Tophane.

Sipas një videoje të publikuar nga portali Sinjali, incidenti ka ndodhur kur shoferi ka injoruar kërkesën e zyrtarit policor për dorëzimin e sendeve ilegale dhe ka reaguar me fyerje.

Fillimisht, ai e ka ofenduar policin duke i thënë: “Kush k*** je ti?”, pastaj ka lëvizur jashtë veturës pa marrë lejen e oficerit.

Duke vazhduar, shoferi dyshohet se e ka kërcënuar me fjalë oficerin Ferati, i cili ka reaguar duke e grushtuar qytetarin. “A e din që ta çkyej fytyrën?” dyshohet se ka thënë shoferi ndaj policit.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për të mërkurën