Kush është i burgosuri që u arratis, ishte dënuar me 40 vite burg
Nga Burgu i Idrizovës, një i dënuar me 40 vjet heqje lirie, është arratisur gjatë dërgimit të tij për në spital. I dënuari për vrasje, 6 vjet më parë, siç mëson ALSAT është nga Tetova, i identifikuar si Bekim Memeti.
Sipas të dhënave, i dënuari i arratisur ka kërkuar të dërgohet në spital, dhe drejtuesit e burgut ia kanë mundësuar një gjë të tillë, por gjatë rrugës, ai ka rrëmbyer pistoletën dhe ka plagosur njërin prej shoqëruesve, konkretisht shoferin e ambulancës, duke i mundësuar vetes arratisjen.
Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme. Sipas informacioneve të Alsat, burgu nuk ka pasur dërguar kërkesë pranë MPB-së për ndihmë shoqërimi të të dënuarit, duke ngritur edhe dyshimet për inskenim dhe prapavijë të rastit