Kush është frizeri që ka vendour t’i qeth falas për Bajram, veteranët dhe personat me kushte të rënda
Qethje me shkrepsë, flakë, e penjë janë vetëm disa nga karakteistikat e frizerit nga Gjilani, por ajo çka e karakterizon më shumë është inicativa që ka marrë ai për festën e Bajramit.
Faton Mushica ka vendosur që veteranët e personat me kushte të rënda t’i qeth falas për këtë festë.
Mushica thotë se këtë iniciativë e ka marrë për të shpaguar disi kontributin e tyre për liri.
Ka 22 vite që merret me këte profesion por Mushica thotë se tani ndihet i përmbushur me inicativën e tij.
Mushica thotë së këtë inicativë do ta vazhdoj jo vetëm në festa por edhe në ditët tjera.
Të gjithë veteranët e rastet sociale janë të mirëpritur të qethen falas te frizer “Toni” në Gjilan.