Kurti vlerëson se mësuesit i kanë inat Qeverinë, i quan “sindikalistë të PAN-it”

Kryeminsitri Albin Kurti pasi ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, është deklaruar para gazetarëve rreth grevës së mësimdhënësve.

Ai tha se shpreson që nesër të fillojë mësimi pasi këtë dëshirë e kanë edhe mësimdhënësit bashkë me nxënësit dhe prindërit e tyre.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.

Megjithatë, Kurti pati disa fjalë edhe për grevistët teksa disa prej tyre i quajti edhe sindikalistët të PAN-it, koalicioni i dikurshëm i qeverisë së Kosovës që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.

Lexo edhe:  Sulmohet një polic në Prizren, i dyshuari 19-vjeçar e goditi pas një mosmarrëveshje në trafik