Kurti therrët mbledhje të qeverisë!

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Mbledhja do të mbahet nga ora 10:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Në mbledhjen e fundit të mbajtur më 12 tetor, Qeveria miratoi tri projektligje.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Plotësimet dhe ndryshimet kanë të bëjnë me veprën penale të Dhunimit, Sulmit Seksual, Dhunës në familje dhe Krimet Kibernetike.

Po ashtu, janë ndarë mbi 28 milionë euro për zbatimin e masës “Mbështetja për Pensionistët dhe Familjet me asistencë” në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Këtë muaj pensionistët kanë marrë shtesën e njëhershme në vlerë prej 100 euro.

Lexo edhe:  Vogëlushja Riga Mani niset për shërim në Turqi pasi dje në afat rekord i mblodhën paratë për shërimin e saj