Kurti: Të shtënat me armë ndaj Policisë së Kosovës në veri po vazhdojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish për vrasjen e një polici të Kosovës në veri, ku ka treguar se të shtënat me armë në drejtim të Policisë së Kosovës janë duke vazhduar.

Ai ka thënë se kjo është arsyeja pse i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos sponsorizojnë sulmet terroriste në veri.

“Një polic ka mbetur i vrarë sot në krye të detyrës ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, në komunën veriore të Zveçanit. Të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndalojë sponsorizimin e sulmeve terroriste në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërsa vajtojmë për humbjen e oficerit tonë të rënë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të ruajtur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë. Sponsorizimi i dhunës dhe terrorizmit nga Serbia është një shkelje e rëndë si e sigurisë sonë kombëtare, ashtu edhe e ligjit, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare”, ka vazhduar Kurti.

Lexo edhe:  Trazohet kryeqyteti nga të shtënat me armë zjarri, një i plagosur në Kodër të Trimave