Kurti: Po forcohemi çdo ditë e më shumë në aspektin e sigurisë, jemi pajisur me armatime që dihen, por “edhe të tjera”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një bisede me shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u ka thënë të pranishmëve se vendi është pajisur me armë që dihen “por edhe të tjera”.

“’Kosova po forcohet çdo ditë e më shumë në aspektin e sigurisë. Jemi pajisur me armatime që dihen, por edhe të tjera.’- ishte deklarimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti gjatë një takimi përshëndetës me ushtarë të Batalionit Atlantiku në Yonkers, NY. Ky fjalim ngjalli duartrokitje nga të pranishmit, të cilët morrën lajme të mira nga aspekti i organizimit të sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Në qershor merret vendimi për pensionet e punëtorëve të larguar nga puna në vitet 90-ta