Kurti për takimin me Papën: Pyeste për Kosovën, rininë e fëmijët
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar një postimin në lidhje me takimin me Papa Françeskun. Në shkrimin e tij, Kurti ka treguar mënyrën se si e përjetoi takimin me Atin e Shenjtë.
“Ndonëse disi ngathët hedhja hapat përpara, ecje e shkurtër m’u duk mua ajo nëpër disa korridore të gjata deri te biblioteka e Atit të Shenjtë. Për shkak të Papa Françeskut doja të mbërrij sa më shpejt tek ai, për shkak të pikturave mahnitëse të Rafaelit nëpër mure e tavan, silueta e shefit të protokollit po zvogëhej teksa më printe.” – shkroi ai.
Tutje, Kurti tregoi se edhe çka e pyeti Papa.
“Papa Françesku është shumë njerëzor e fort social. Ai bënte pyetje për Kosovën, rininë e fëmijët, arsimin e punën, historinë e kulturën, vlerat dhe të ardhmen. Flet për paqen me dashuri, për popujt me dhembshuri. Interesohet në një mënyrë të angazhuar, dëgjon me një durim që të përvetëson.” – shkroi ai.