Kurti: Operacioni policor në veri po vazhdon, janë konfiskuar qindra armë e municione

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po vazhdon operacioni policor në veri, derisa ka shtuar se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in e EULEX-in.

Kurti ka shkruar në Twitter se në operacionin e së dielës, Policia ka konfiskuar qindra armë e municione, duke përfshirë pajisje të rënda si mitralozë, granata e të tjera

Për konfiskimin e armëve ka reaguar edhe Policia e Kosovës të dielën mbrëma, duke publikuar armët që janë gjetur në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është vrarë një zyrtar policor.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se janë ndaluar gjashtë persona në sulmin terrorist që ka ndodhur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Prokuroria njofton se nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.

Lexo edhe:  Djali i ish-ushtarit të UÇK-së martohet i veshur me uniformën e babait të tij