Kurti në takim me senatorët amerikanë: Kosova mbetet aleate e SHBA-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Mynih të Gjermanisë, ka zhvilluar një takim me disa senatorë amerikanë.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka thënë se ka folur për sulmin në Banjskë, teksa ka shtuar se Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Një kënaqësi për t’u takuar me @SenatorShaheen, @SenatorRicketts, @ChrisVanHollen & @ChrisMurphyCT. Unë fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjska, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e SHBA-së”, shkroi ai.
Kujtojmë se Kurti po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, ku po takon edhe udhëheqës e përfaqësues shtetërorë të vendeve të ndryshme.