Bajrami që mbeti pa bukë e rrëfen varfërinë e tij: Punoj edhe pse jam në pension, tepër vështirë më vjen

Gazetarja e Nacionales, Leonora Kolukaj, ka takuar Bajram Berishën, të moshuarin nga Podujeva që u bë viral për shkak se mbeti pa bukë.

Në storien e Nacionales, ai ka treguar për jetën e tij të rëndë prej një pensionisti të varfër.

Bajrami ka treguar se detyrohet të punojë përkundër që i ka 66 vite, kohë e cila do të duhej ta kalonte i lumtur e duke e shijuar pensionimin.

“Prej pas lufte, daima, kam punu punëtor krahu.Para lufte kam punu në Serbi, në Kroaci”– nis rrëfimin ai.

Gjendjen e tij financiare, Bajrami e ka përshkruar si të “ligsht”.

“Ligsht i kam senet, 100 euro pension, rrymën s’po muj mbërri me pagu, ujin jo. Që dy-tri herë po ma këpusin rrymën” – vazhdoi Bajrami.

Në rrëfimin e tij, Bajrami ka treguar emocionet e tij kur kthehet në shtëpi e nuk ka çfarë të servojë në tryezën e familjes.

“Valla veç më duhetm e shku me duar në xhepa, pa asnjë cent, pa kurrgjë hiç. Kajhere i marr ka dy-tri bukë në furra, mi japin deri të punoj, tana ua çoj” – thotë ai.

Rrëfimi i Bajramit bëhet edhe më emocional kur tregon për rastet kur punëdhënësit nuk e paguan për punën që e kreu.

“Ka pas raste kur s’mi kanë dhanë paratë. Nuk jam shku me ua lyp. M’ka thanë t’i bi, nuk u ardhë kurrë” – tha ai.

Bajrami ka thënë se puna e krahut në këtë moshës “është e vështirë”.

Klikoni këtu për VIDEO

Lexo edhe:  Pavarësisht grevës, edhe një shkollë në Pejë nis mësimin