Kurti ndan 4 milionë euro për Trepçën pasi i la gati 3 muaj pa rroga, i kritikon se s’po punojnë mjaftueshëm
Qeveria e Kosovës po mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje është marrë vendimi që të ndahen 4 milionë euro për ndërmarrjen “Trepça”.
Kurti tha se këto mjete po ndahen për ta tejkaluar krizën, teksa thumboi minatorët.
“Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, tha Kurti.
Ndryshe, minatorët e Trepçës kanë paralajmëruar protestë para objektit të Qeverisë të enjten, si shkak i shprehjeve të pakënaqësisë për mos-ekzekutim të rrogave për më shumë se dy muaj.