Kurti: Kërkuam më shumë ushtarë të KFOR-it shkaku i bazave ushtarake serbe rreth Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për kërkesën e tij që në Kosovë të shtohen trupat e KFOR-it.

Ai tha se Kosova ka shprehur interesimin që të ketë prezent më shumë ushtarë të KFOR-it për shkak të 48 bazave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën.

“28 baza janë ushtarake dhe të tjerat quhen civile por sidomos për shkak se prezenca e elementeve ushtarake paramilitare si mercenarët e Wagnerit, ku prezenca e tyre në këto baza është shumë brengosëse dhe sfiduese”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se për më shumë se dy dekada, në Kosovë janë prezent ushtarët austriakë dhe sipas tij, për krejt këto vjet, Kosova s’ka pasur asnjë incident me ta dhe ka pasur vetëm kujtime të mira.

Lexo edhe:  Flet vogëlushi nga Drenica që ndihmoi familjen e tij gjatë vërshimeve, shpërblehet me 1,000 euro