Kurti i mbledh ministrat me mëngjes

Qeveria e Kosovës do të  mbajë sot mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje pritet të mbahet në ora 08:00 të mëngjesit.

Në mbledhjen e kaluar të kësaj jave të Qeverisë u miratuan 31 vendime.

Ndër to gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji.

Në mbledhjen e të martës, Qeveria ka miratuar ndarjen buxhetore në kuadër të Pakos së Përballje me Inflacionin për ata që nuk i kanë marrë ende shtesat, kështu duke ndarë 5.8 milionë euro si mbështetje.

Lexo edhe:  Ronela Hajati ‘tallet’ me Arbana Osmanin: Gjendet kushërira e ‘Papi Chulos’ në Big Brother