Kurti i mbledh ministrat me mëngjes
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Kjo mbledhje pritet të mbahet në ora 08:00 të mëngjesit.
Në mbledhjen e kaluar të kësaj jave të Qeverisë u miratuan 31 vendime.
Ndër to gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji.
Në mbledhjen e të martës, Qeveria ka miratuar ndarjen buxhetore në kuadër të Pakos së Përballje me Inflacionin për ata që nuk i kanë marrë ende shtesat, kështu duke ndarë 5.8 milionë euro si mbështetje.