“Kurti është duke luftuar kundër frymës së UÇK-së”

Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka folur për protestën e kësaj partie kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova dhe për arrestimin e kolegëve të saj të partisë, duke përfshirë edhe kryetarin, Dardan Molliqaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Rrusta, teksa ka folur për Gjykatën Speciale, ka përmendur edhe kryeministrin Albin Kurti.

Ajo e ka kritikuar Kurtin, duke thënë se po “lufton frymën dhe dhe thelbin e UÇK-së”, e madje sipas saj kryeministri është i vetëdijshëm që është duke luftuar ndaj politikanëve që gjenden në Hagë.

“Tani për Gjykatë, për të cilën ka thënë se nëse kish me qenë në pushtet kish me zhbë, atëherë sot kur pyetet prej gazetarëve për këtë çështje të rëndësishme, pasi nuk flet vet edhe kur Gjykata e ka rritë dinamikën e saj.

Janë 350 dëshmitarë në rast dhe vetëm 35 janë intervistuat deri tash, sa vite duhet me shku që në fund me ardhë deri te një verdikt që kumeditë çfarë konteksti ki me pas në vend.

Kurti është i vetëdijshëm që duke luftuar me një traditë të caktuar politike që varet prej personave që sot janë në burg, Thaçi, Veseli e kështu me radhë. Është duke luftu kundër frymës, të thelbit se çka prezanton UÇK-ja”, ka thënë Rrusta në Debat Plus.

Lexo edhe:  Qeveria sot do të marrë vendim për mbështetjen e familjes së policit Bunjaku