Kurti: E kujtojmë ish-presidentin Rugova për qëndrimin intelektual dhe sjelljen paqësore

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sapo kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 17-vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti tha se bashkë me Osmanin vendosën lule të freskëta tek varri i ish-presidentit Rugova, për të cilin tha se kujtohet për shumë gjëra.

“21 janari është ditë e ftohtë dhe një ditë në të cilën teksa e kujtojmë ish-presidentin Ibrahim Rugova, kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, çështjen humaniste dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovë”, tha Kurti.

Homazhe pak më parë ka bërë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpartiakët e tij.

Kreu i LDK-së tha se Rugova ishte themeltar i lirisë e Pavarësisë së Kosovës.

“Sot si çdo 21 janar shënojmë dhe nderojmë presidentit historik Ibrahin Rugova, i cili që 21 vite nuk është mes nesh por gjurmet e tij dhe trashigëmia e tij politike vazhdon të jetë qenjësore në Kosovë. Ibrahim Rugova ishte ati themeltarë i shtetit të Kosovës dhe prijësi ikonik lëvizjes nacionale shqipëtare dhe përpjekja e tij për liri e pavarësi është suksesi më i madh historik i sgqipëtarëve”, tha ai.

Lexo edhe:  100 fishekë u zbrazën sonte në Milot, si i shpëtoi biznesmeni Ylli Brahimi në 2021 një tjetër atentati mafioz