Kurti deklarohet për shfaqjen e Radoiçiqit në sulmin terrorist: “Është vërtetuar edhe një gjë me rëndësi jetike”
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se pas dokumentimit të pjesëmarrjes së Radojiçiqit në sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, është vërtetuar edhe një gjë që “meriton vëmendjen e të gjithëve”.
Sipas tij, pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës Serbe në këtë sulm terrorist në veri, tregon se sa e rëndësishme është që serbët e Kosovës të kenë pluralizëm politik.
Sipas tij, nuk ka demokraci dhe liri pa pluralizëm.
“Pas dokumentimit të pjesëmarrjes në këtë sulm terrorist të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është vërtetuar edhe një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve: rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm. Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Serbisë”, ka thënë ai.