Kurti befasoi me deklaratën: Më keni bo Kryeministër, ma mirë me u pa bo kryeprokuror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në prezantimin e buxhetit për vitin 2023 në Pejë ka komentuar edhe sistemin e drejtësisë, duke thënë se secilën ditë që po vazhdon si kryeministër po mendon se më e rëndësishme do të ishte ta kishte pozitën e kryeprokurorit.

Deklaratën e Kurtit e ka postuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Secilën ditë që po vazhdoj si kryeministër shpeshherë, edhe duke e dëgju ministrin Hekuran, po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror”.

“Po unë kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoi edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet, do të vonohemi shumë”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:  Zyrtare: 2408 autobusë janë nisur nga Kosova për Evropë nga 1 janari