Kurti: Banda terroriste ishte profesionale, Serbia ua dha armatimin e ua kreu trajnimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Ai theksoi se banda që kreu sulmin terrorist nuk ishte bandë e thjeshtë por profesioniste.

Kurti tregoi që Serbia ua armatimin e ua kreu trajnimet luftarake.

“Të dielën përjetuam një sulm agresor të bandave kriminale te Serbise jo vetëm ndaj policisë por shtetit tone. Sulmi i orkestruar i bandave te maskuara kriminale vrau Afrim Bunjakun dhe plagosi nje polic tjetër. Ishte dite e rende per vendin tone dhe mbare kombin. Policisë do ti mungoj nje pjestar, ashtu sic do ti mungoj edhe familjes se tij e shoqerise. Vrasja e tij u kthye e angazhim te shtuar ne luftimin e bandave kriminale dhe ne fitore te betejed nga policia e Kosoves. Terroristet ose janë vrare ose janë arrestuar ose janë nen ndjekje. Afrimi eshte heroi i Kosoves. U vra ne prite ne orën 3 te mëngjesit. Ndërkaq me te zbardhur dita u pa se cfardo grupe kriminalesh nuk kane kurrfarë shanse me policinë e Kosovës. Ata u vranë arrestuan ose po ndiqen sepse janë ne ikje. Te dielën kishte sulm terrorist dhe kriminal qe cenoi sigurinë tone kombetare. Sulmuesit qe arritën te ikinm duhet te ekstradohen ose dorezoen ne Kosove. Serbia te ndëshkohet nderkombetarisht, nëse nuk dënohet do ta përsërit krimin. Armatimin qe e kishin ata janë te gjitha nga Serbia dhe t freskëta ne kohe. Armatimi i konfiskuar eshte prodhim i Serbise, shume i madh per nje ushtri te tere. Fajësimi i serbise eshte i paevitueshem. Behet fjale për nje bande kriminale dhe terroriste por profesionist me trajnime luftarake. Serbia ua dha pajisjet ushtarake e ia kreu trajnimet luftarake, trajnimet politike e mbështetjen logjistike.

Lexo edhe:  Akuzohet se dëmtoi shtetin me afro 25 mijë euro, shtyhet gjykimi ndaj Sinan Vllasaliut

Falenderojme te gjitha shtetet qe e dënuan kete akt terrorist dhe per mbështetjen qe na kane dhene neve. Iu falënderoj edhe juve deputet te kuvendit me qëndrime te qarta dënuese ndaj Serbise ne këto momente te vështira. Lufta kundër krimit e terrorit te sponzoruar nga Serbia vazhdon dhe do te perfundojë me shtetin tonë te pavaruar të Kosovës”, u shpreh Kurti./Indeksonline/