“Kur po është koha e votave, po ma dinë shpinë, sot nuk po me njeh askush”, punëtorët e shqetësuar se mund të humbasin vendet e punës
Edhe punëtorët të bizneseve shprehën pakënaqësinë e tyre në protestën së bizneseve me kërksenë për shtyrjen e tregut të lirë të energjisë elektrike.
Bashkim Ukaj nga Korishta e Prizrenit, punëtor i kompanisë “RenualTahiri”, shpreh shqetësimin se mund të humbet vendin e punës në këtë situatë të krijuar.
“Këto kompani që kanë ardhur sot sa miliona kanë humbur. Ne që kemi ardhur këtu mëditje nuk kemi.
Qe tre muaj nuk po mund ta zgjedhin një kryetar të parlamentit. Secila parti kur po është koha e votave po ma dinë të gjithë shpinë. Sot nuk po me njeh askush.
Sot mund të më largojë shefi nga puna. Nuk na mbajnë kur nuk ka punë. Si të më largojë nga puna ose në qeveri ose në Evropë. Po të mundem as tokën nuk ua lë. Këta janë bërë më zi se ata me brira që janë”, tha ai.
Ndërsa, Afrim Korça, punëtor i kompanisë Brickos SHPK tha se ne e duam shtetin tonë, por me këto kushte që na ka krijuar qeveria nuk e di qysh ia dalim.