“Kur e takova për herë të parë, isha e fejuar me dikë tjetër”, Linda rrëfen njohjen me bashkëshortin
Linda Halimi është një nga banoret e cila u komentua shumë brenda dhe jashtë shtëpisë.
Kjo “famë” e saj erdhi si shkak i deklaratave të saj për dy nga djemtë e shtëpisë, Bleron dhe Azemin, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja së fundi ka treguar për historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, gjatë bisedës me banoren e re, Kaderen.
“Kur e takova për herë të parë bashkëshortin, isha e fejuar me dikë tjetër.” ka thënë Linda.
Ajo gjatë bisedës ka thënë se ata janë takuar për herë të parë në një koncert të saj në Ferizaj, Big D ishte me të dashurën ndërsa ajo me të fejuarin.
Ndër të tjerash Linda ka treguar se sapo e ka parë ka filluar të ndjej diçka dhe si duket kjo është arsyeja e ndarjes së saj me ish të fejuarin.
Linda dhe Big D tashmë kanë një vajzë së bashku..