Kunati i Albulena Haxhiut lajmërohet nga aeroporti, merr rrugën e mërgimit
Dardan Krasniqi, vëllau i burrit të Albulena Haxhiut e ka marr rrugën e gyrbetit.
Ish-luftëtari i UÇK-së ka udhëtuar sot për në Finlandë ku ka njoftuar se do të kaloj pjesën tjetër të jetës.
“Po ju njoftojë se tashmë unë neser me 28 prill udhëtojë për Finlandë, për ta kaluar pjesën tjetër të jetës! Për gurbetin si plagë e rëndë e shqiptarëve ndër breza nuk flas as nuk kam të drejt të flas, por për vetën time ndoshta të paktën kam të drejt me i thënë dy fjalë! Ikja nga Kosova është vendimi më i vështirë që se kisha menduar kurrë! “Por hallët të qojnë edhe në derë të hasmit” … Bileta një drejtimshme është e dhimbshme! E kam përjetuar rëndë, po e përjetojë keq!
Ky vend pa të drejt që nga paslufta na morri të gjitha të drejtat, krejt çfarë ne u angazhuam ishte për të ndërtuar disa parime bazë të shoqërisë e të cilat pa to nuk ka jetë, dhe ky vend nuk po ecë e nuk do të ecë kurrë, pra barazi drejtësi e meritokraci – kjo në terrenin e tillë politikë na kushtoi, humbëm kohë të çmuar, sakrifikuam shumë e nuk ja arritëm! Ndoshta ne jemi fajtorët e vetëm pasi ishim rritë e edukuar me fjalën e dhënë, me disa bazamente themeltare të moralit, dhe nuk e kuptuam se gjërat në politikë ishin ndryshe! Nuk kishin të bëjn me to! Por tashmë kjo nuk ka rëndësi!
I dashur vendi im, për ty isha bir e isha ushtar, për ty mora plagë e mora edhe derte edhe prapë kurdoherë do ti kalojë krejt bjeshkët e botës për të qenë ushtar i kësaj toke sa herë ka nëvojë! Lutëm çdo çast të jetës time që ty të shoh siç duhët ballëlartë, ashtu siq u derdhë gjak i madh për ty!
… dhe krejt në fund, falemderit disa miqëve të çmuar që nuk do të pranonin me ua përmend emrat për ndihmën e madhe që ma kanë dhënë! Ju jam borxhli tërë jetën! Ata e dinë se cilët janë!
Lamtumirë Kosovë” ishte njoftimi që dje e dha Krasniqi në Facebook.