Kthehet shëndosh e mirë në shtëpi prizrenasi që u raportua i zhdukur nga bashkëshortja e tij
Foto ilustruese
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.
Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Prizren, ku një 48-vjeçar ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu është gjetur dhe tashmë është rikthyer në shtëpinë e saj pasi fillimisht ishte raportuar si i zhdukur nga gruaja e tij.
Sinjali mëson se gruaja e tij ka njoftuar Policinë dhe ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk dyshojnë se është abuzuar.
Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.