Kthehet në shtëpi i dehur e rrah gruan dhe përleshet me djalin, babë e bir përfundojnë në ndalim policor

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen në vendin tonë. Çdo ditë viktima, të cilat janë zakonisht gra, denoncojnë në Polici bashkëshortët e tyre, nga të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike, por edhe anëtarët e tjerë të familje.

E një rast i tillë është raportuar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Banjë të Istogut, ku nënë e bir kanë denoncuar në Polici bashkëshortin, respektivisht babain e tyre për dhunë në familje.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja kishte ndodhur kur 48-vjeçari kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur. Me të arritur në shtëpi kishte plas sherri me djalin dhe gruan e tij, të cilët e denoncuan edhe në Polici.

Në cilësinë e ankueses është intervistuar gruaja, e cila ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete, është rrahur nga bashkëshorti i saj, i cili i ka shkaktuar edhe lëndime trupore për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Por krejt këtë ngjarje e ka mohuar 48-vjeçari duke thënë se nuk e ka rrahur gruan e tij por vetëm kanë pasur mosmarrëveshje pasi që e njëjta bashkë me djalin e tyre nuk e kanë lënë të hy brenda në shtëpi.

I njëjti poashtu ka deklaruar se pas përleshjes ndërmjet vete i kanë shkaktuar njërit tjetrit lëndime trupore, gjë të cilën e ka pranuar edhe djali i tyre.

Me vendim të prokurorit, ndaj 48-vjeçarit dhe djalit të tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim