Kryhet një operacion i rrallë në SHSKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se për herë të parë në QKUK është kryer një operacion i rrallë te një fëmijë vjeçar.
Pacientit i është kryer procedura e kateterizimit në zemër, raporton Indeksonline.
“Fëmiu L.S. ishte diagnostikuar me hipertension arterial të ngritur dhe është bërë ekzaminimi invaziv hemodinamik, me qëllim të zbulimit të ndonjë ngushtimi të arterieve” njoftoi SHSKUK-ja.
Ky është njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Për herë të parë, në Qendrën Klinike Univerisitare të Kosovës, nga stafi i mjekëve të QKUK-së, është kryer procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë i moshës 14 vjeçare.
Procedura është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Kardiologjisë.
Fëmiu L.S. ishte diagnostikuar me hipertension arterial të ngritur dhe është bërë ekzaminimi invaziv hemodinamik, me qëllim të zbulimit të ndonjë ngushtimi të arterieve.
Ekzaminimi Invaziv është kryer ne sallën e Hemodinamikës të Klinikës së Kardiologjisë .
Ekzaminimi është kryer vetëm nga stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve dhe procedura ka kalur pa komplikime.
Fëmiu pas procedurës, është transferuar, në Klinikën e Pediatrisë.