Kryetari Idrizi bashkë me nënkryetarin Zhegrova ndan mirënjohoje ushtarakut Agron Bojku që shkelqeu në SHBA

Kryetari Ferit Idrizi ka vazhduar aktivitetet e tij të përditshme në komunikim me qytetarët.

I shoqëruar edhe nga nënkryetari Shpetim Zhegrova, priten në takim ushtarakun e FSK-së, Agron Bojku, që shkelqeu në garat e mbajtura në SHBA, shkruan Jepi zë.

Komuna e Vushtrrisë i ndau edhe një mirënjohje bashkëqytetarit të tyre për suksesin e arritur në këtë garë ndërkombëtare.

Postimi i plotë nga Idrizi:

Gjatë ditës takova Rreshterin Agron Bojku🫡, pjesëtar i FSK-së, i cili para disa ditësh në garën e shtetit të IOWA-SHBA, zuri vendin e parë në garën “Luftëtari më i mirë”.

Rreshterit Bojku i ndava mirënjohje për rezultatet e arritura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krenar me djemtë dhe vajzat e Vushtrrisë!

Lexo edhe:  Ukrainasit diplomojnë për deminim në Kosovë, Hovenier: Krenar për lidhjen kosovaro-amerikane