Kryetari i sindikatës ‘’Trepça’’: Që dy muaj minatorët s’i kanë marrë pagat e as shujtat ushqimore
Kryetar i sindikatës “Trepça”, Ibrahim Jonuzi ka thënë se minatorët që dy muaj nuk i kanë marrë pagat e as shujtat ushqimore.
Ai në “Info Magazinë” të Klan Kosovës deklaroi se janë të shqetësuar me heshtjen e Qeverisë së Kosovës
“Minatorët tash thuajse dy muaj nuk i kanë marrë pagat e as shujtat ushqimore, mirëpo është shqetësuese kjo gjendje, se si Qeveria e Kosovës po heziton dhe ka ndërprerë pothuajse gjithë komunikimin dhe nuk po shohim ndonjë zgjidhje, apo nuk është bërë ndonjë hapësirë për të dalur nga kjo situatë, e për neve është shumë shqetësuese”, tha ai.