Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar, do ta kalojë natën brenda objektit të komunës
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur akoma i bllokuar në objektin e komunës.
Ai ka filluar punën që nga ora 06:30 e mëngjesit dhe akoma është duke qëndruar aty.
Siç merr vesh Klankosova.tv ai është brenda me vëllaun e tij dhe do ta kalojë natën aty, për shkak se nuk ka si të largohet.
Ndryshe, gjatë ditës në Leposaviq kanë protestuar serbët që nga orët e para të mëngjesit, teksa më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë.
Njëjtë kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan, ku në këtë të fundit pati tensione më të mëdhë, pasi mbetën të lënduar rreth 25 trupa të KFOR-it.