Kryeministri sllovak shtrohet në kujdesin intensiv, mblidhet Këshilli i Sigurisë
Kryeministri sllovak Robert Fico është në gjendje të qëndrueshme, por delikate, sipas një zyrtari. Qeveria njoftoi se këshilli i sigurimit të shtetit do të mblidhet sot, ndërsa kabineti do të mblidhet nga ora 11:00.
Miriam Lapunikova, drejtoreshë e Spitalit Universitar FD Roosevelt në Banska Bystrica ku u shtrua Fico, tha se kryeministri iu nënshtru një operacioni që zgjati 5 orë.
“Në këtë fazë gjendja e tij është stabilizuar, por është vërtet shumë serioze, ai do të qëndrojë në një njësi të kujdesit intensiv,” u tha ajo gazetarëve.
Zëvendëskryeministri Robert Kalinak tha se mjekët kishin arritur të stabilizonin gjendjen e Fitzo-s brenda natës.