Kryeministri Kurti viziton “befasisht” veriun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot “befasisht” veriun e Mitrovicës.
Përkatësisht, ai është parë në lagjen Kroi i Vitakut, shkruan “Jepi zë”.
Kjo vizitë e Kurtit po konsiderohet e befasishme, pasi nuk ka njoftuar fare mediat lidhur me vizitën.
Aty pranë tij janë parë forca të mëdha të Policisë që po kujdesen për sigurinë e të parit të Qeverisë.