Kryeministri Kurti udhëton drejt Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago. Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.

Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI.

Sipas komunikatës, përgjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale, njofton Klankosova.tv.

Kamala Harris do të konfirmohet zyrtarisht si kandidate presidenciale e partisë në Konventën e Demokratëve që i nis punimet sot.

Lexo edhe:  Mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve